Për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të integrimit Evropian

Në datën 12 dhjetor, Qendra për Perspektivë Evropiane në Slloveni, organizoi debatin »Alternativa për Ballkanin Perëndimor?«. Folësit kryesorë, zyrtarë sllovenë, ambasadorë dhe drejtues institutesh studimore nga Franca dhe Italia dhanë kontributin e tyre në këtë veprimtari. Ideja dhe qëndrimi kyç i shprehur nga të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit ishte se »Alternativa e vetme e zhvillimit dhe prosperitetit për vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian«. Alternativat e tjera shfaqen vetëm nëse vetë BE do të tregohet e vonuar dhe jo aktive, ashtu sikundër vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kenë progres. BE duhet të ushtrojë përgjegjësitë e saj në këtë aspekt, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin detyrat e tyre. Franca nuk kundërshton integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, por ka kërkuar qasje të re, që të jetë e orientuar nga rezultatet. Të gjithë kontribuesit insistuan që minimalisht në muajin mars të jepet sinjali pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo të ofrohet në Samitin e Zagrebit të muajit maj 2020. Në veprimtari ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi, i cili foli për përjetimin në Shqipëri të mos hapjes të bisedimeve të anëtarësimit. Ai ka theksuar se e vetmja alternativë për Shqipërinë është integrimi në familjen evropiane dhe pa realizuar këtë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për vendet e rajonit, projekti i bashkimit të kontinentit nuk është i përfunduar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00