Shërbime të Ambasadës

Shërbimet Konsullore



A. Mbrojtja dhe asistenca konsullore ndaj shtetasve shqiptarë



Zyra Konsullore mbron dhe ndërhyn, si pranë autoriteteve shtetit Sllovenisë, ashtu edhe pranë personave tretë, lidhur me drejtat dhe interesat e çdo shtetasi shqiptar.



Asiston për ndihmuar çdo shtetas shqiptar gjendje vështirë, ose raste fatkeqësisht edhe kur kjo nuk është e shkaktuar nga tretët.



B. Pajisja e shtetasve shqiptarë me dokumente përkohshme udhëtimi



Lejet e kalimit lëshohen vetëm kur personi paraqitet personalisht para konsullit. Përjashtim bëjnë rastet kur kërkesa bëhet nga autoritetet kompetente vendit pritës ose për arsye forta shëndetësore.



Dokumentacioni mbështetës mund jetë: pasaportë e pavlefshme, kartë identiteti origjinale, çertifikatë lindje me fotografi, leje drejtimi automjeti.



Shtetasi duhet ketë me vete 2 fotografi përmasave 4x5.



C. zyrën konsullore pranohen kërkesa për: fitim, rifitim dhe lënie shtetësie



1. Fitim shtetësie me lindje: qoftë se njëri prej prindërve ka shtetësi shqiptare fëmija e fiton shtetësinë vetiu. Prindërit e fëmijës duhet paraqiten zyrën konsullore për deklaruar lindjen e fëmijës, si dhe deklarojnë pëlqimin e tyre fëmija marrë shtetësinë shqiptare. Me vete duhet kenë aktin e lindjes fëmijës vulosur me Vulën Apostile.



2. Fitimi i shtetësisë natyralizim. Shtetasi i huaj duhet ketë njohuri gjuhës shqipe. Dokumentet duhet paraqiten: kërkesë drejtuar Presidentit Republikës Shqipërisë; çertifikatë lindje me Vulën Apostile; fotokopje te noterizuar e lejes qëndrimit Shqipëri; fotokopje e noterizuar e aktit pronësisë banesës ose kontratës qerasë banesës; fotokopje e noterizuar e kontratës punës ose e vërtetimit zyrës tatimore se është i vetpunësuar; fotokopje dokumenteve vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare mjaftueshme; dëshmi penaliteti e marrë 6 muajt e fundit dhe e pajisur me Vulën Apostile; fotokopje noterizuar dokumentit qënurit azilant (nëse është i tillë); mendimin me shkrim komisariatit policisë vendore mbi sjelljen e kërkuesit, nëse jeton Shqipëri; 3 fotografi përmasave 4x5.



3. Për rifitimin e shtetësisë shqiptare mund aplikohet rastet kur personi, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, nuk e ka fituar atë.



Dokumentet e nevojshme: kërkesë drejtuar Presidentit Republikës Shqipërisë; çertifikatë lindje dhe familjare; vërtetime nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura mbi shtetësinë kanë ose kanë pasur prindërit e aplikuesit; deklaratë noteriale mbi aplikimin për fituar shtetësi tjetër; vërtetim i njësisë administrative përkatëse; çertifikatë lindje ose vdekjeje e prindërve aplikuesit; 3 fotografi përmasave 4x5.



4. Heqje dorë nga shtetësia



Dokumentacioni i kërkuar: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; premtimi për marrjen e shtetësisë ose dokument shtetësie të pajisur me Vulën Apostile; çertifikatë lindje me fotografi; dëshmi penaliteti; vërtetim nga gjykata e rrethit; vërtetim nga prokuroria; vërtetim nga zyra e përmbarimit; vërtetim nga njësia administrative; çertifikatë martese (nëse është i martuar); çertifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon; për të miturit kërkohet deklaratë noteriale e të dy prindërve; vërtetim mbi vendbanimin në shtetin premtues; 3 fotografi të përmasave 4x5.



D. Në zyrën Konsullore mund të bëhen veprime të gjendjes civile:



1. Martesa



Punonjësi konsullor lidh martesa, kur të paktën njëri nga bashkëshortët është shtetas shqiptar. Dokumentacioni i kërkuar: çertifikatë lindje e 3 muajve të fundit, me fotografi, e legalizuar nga prefektura, për secilin nga bashkëshortët; çertifikatë për lidhje martese e 3 muajve të fundit e legalizuar nga prefektura për secilin nga bashkëshortët.



Kur njëri nga bashkëshortët është i huaj, dokumentacioni i kërkuar: leje martesë me Vulën Apostile; vërtetim nga ambasada e vendit të origjinës; çertifikatë lindjeje me Vulën Apostile dhe e përkthyer në gjuhën shqipe; fotokopje e pasaportës.



2. Regjistrim i lindjeve dhe vdekjeve, në bazë të çertifikatave të pajisura me Vulën Apostile dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.



E. Funksione noteriale:



1. Përpilim deklaratash, autorizimesh dhe prokura të thjeshta;



2. Njehsim me origjinalin e kopjeve të dokumenteve;



F. Funksione të karakterit administrativ;



1. Lëshim vërtetimesh;



2. Leje për transport të kufomës nëpërmjet territorit të Shqipërisë ose për varrim në Shqipëri;



G. Funksione juridike



1. Zyra konsullore interesohet pranë autoriteteve kompetente në rastet kur ndalohet, arrestohet apo burgoset një shtetas shqiptar.



2. Zyra Konsullore jep asistencë për çështje të karakterit juridik, në rastet kur kjo kërkohet.



Tarifat e Shërbimeve Konsullore:



Lëshim Leje Kalimi 30 euro 



Lëshim çertifikate 30 euro



Lëshim vërtetimi 20 euro



Përpilim deklaratash, autorizimesh, dhe prokura te thjeshta 20 euro



Njehësim me origjinalin 20 euro/ faqja



Përkthim dokumentesh 10 euro/ faqja 





Pagesat për shërbimet konsullore bëhen pranë të gjitha degëve të Raiffeisen BANKA d.d., Slovenska Ulica 17, 2000 Maribor - Slovenia, në numrin e llogarisë së Ambasadës Shqiptare SI56 2420 3901 0323 283. Dokumentat e lëshura nga ambasada duhet të jenë të pajisura me pullën konsullore.







4. Adresa e Ambasadës



Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Slloveni



(Embassy of the Republic of Albania in Slovenia)



Tavčarjeva ulica 10, 1000 Ljubljana







5. Kontakte



Tel: +386 1 547 3650



Fax: +386 1 547 3652



Cel. +386 31 240 760 (emergency phone number)



E-mail: embassy.ljubljana@mfa.gov.al



6. Për më tepër informacion, lutemi kontaktoni linkun e mëposhtëm:



www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore



LUTEMI TË KENI PARASYSH SE PËR LËVIZJEN ME AUTOMJET NË AUTOSTRADAT BRENDA TERRITORIT SLLOVEN DUHET TË PAJISENI ME TAKSËN RRUGORE (VINJETA), NË PIKAT KUFITARE TË HYRJES NË SLLOVENI, NDËRSA BRENDA TERRITORIT SLLOVEN NË PIKAT E FURNIZIMIT ME KARBURANT!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00