Shqipëria merr pjesë në konferencën kushtuar administratës publike, organizuar në Lubjanë

Në datat 30 shtator dhe 1 tetor, në Lubjanë, nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) me vendet e Ballkanit Perëndimor u organizua konferenca kushtuar administratës publike në vendet e rajonit. Titullarë të administratës publike të vendeve respektive diskutuan sfidat me të cilat përballen administratat publike në këto vende. Ngjarja u fokusua në shkëmbimin e përvojave për reformimin e riorganizimin e administratës publike. Shqipëria u përfaqësua nga Albana Koçiu, drejtore e Departamentit të Administratës Publike. Punimet e konferencës u ndoqën edhe nga ambasadori Pëllumb Qazimi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00