Të rinjtë nga Shqipëria në Slloveni për procesin e integrimit evropian

Në datën 29 mars, në Lubjanë, u organizua tryezë e rrumbullakët kushtuar përfshirjes, rolit dhe kontributit të të rinjve në procesin e integrimit evropian. Krahas të rinjve nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë ngajrje ishin të pranishëm edhe të rinj nga Shqipëria. Të rinjtë janë duke zhvilluar një vizitë studimore në Slloveni, me organizim të "Western Balkan Youth Lab" të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Sarajevë dhe Forumit Rinor Evropian. Gjatë tryezës së rrumbullakët folës ishin ambasadori i Shqipërisë në Slloveni Pëllumb Qazimi, koordinatori kombëtar për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Peter Grk dhe përfaqësuesi i Qendrës për Perspektivë Evropiane në Slloveni Jernej Grahor. Të rinjtë pjesëmarrës në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë debatuan për pozicionin dhe shqetësimet e tyre në procesin e integrimit evropian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00