Në datën 11 dhjetor ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me drejtuesen e Tourist agency Bled Tours, Cvetka Ulčar Jug. Temë kryesore e diskutuar ishte vendosja e bashkëpunimit të rregullt me agjensi turistike në Shqipëri, me synim organizimin e udhëtimeve turistike rajonale, pjesë e të cilave të jetë edhe Shqipëria. Aktualisht agjensia Bled Tours në botimet e veta pasqyron edhe informacion për Shqipërinë. Por interesi që Shqipëria të jetë pjesë e ofertave rajonale është në rritje. Broshurat turistike për Shqipërinë të ofruara, dhënia e informacionit për agjensitë turistike shqiptare dhe komunikimi i vazhdueshëm në të ardhmen do të përbëjnë objekt pune për Ambasadën.