Trupi diplomatik organizoi pritje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Sllovenisë dhe Presidencës së dytë sllovene të Këshillit të BE-së.
Të ftuar nderi ishin autoritetet e larta sllovene, Presidenti i Republikës, Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Presidenti i Këshillit Kombëtar dhe Ministri i Punëve të Jashtme.
Pas fjalës së hapjes të Nuncit Apostolik në Slloveni, të pranishmit i përshëndeti presidenti Borut Pahor. Ai bëri thirrje për forcimin e unitetit të BE-së, duke veçuar ndër të tjera integrimin sa më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm ambasadori Pëllumb Qazimi.