Pasditja e datës 13 nëntor bashkoi intelektualët shqiptarë në veprimtarinë "Homazh për Ilirologun e Madh, Akademikun Aleksandar Stipčević", organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare "Migjeni", nën drejtimin e Kryetarit të saj, Tahir Maliqaj. Veprimtarisë iu bashkuan Ambasadat e Shqipërisë e të Kosovës, si dhe intelektualë shqiptarë të ardhur nga Zagrebi.
Për njeriun e pashembullt të dijes, të ilirologjisë e të albanologjisë, institucionin tashmë me emrin Aleksandar Stipčević, sollën kujtime Dr. Martin Berishaj, ambasadori Pëllumb Qazimi dhe diplomati i Ambasadës së Kosovës, Gani Mulliqi, të cilët kanë patur njohje personale me Akademikun. Të pranishmit bashkëbiseduan dhe sollën kujtimet e tyre për këtë figurë të pazëvendësueshme të dijes dhe të shkencës shqiptare.