Ambasadori Pëllumb Qazimi dhe diplomatja Enxhi Sadaj morën pjesë në konferencën “Think Balkan” të bashkëorganizuar nga Qendra Evropiane për Perspektivë (CEP), Forumi Strategjik i Bledit (BSF) dhe Instituti për Demokraci (IDSCS).
Konferenca u përqëndrua në diskutime mbi Presidencën sllovene të Këshillit të BE-së , integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe rolin e vendeve të Vishegradit (V4) në këtë proces.
Në veprimtari ishin folës edhe dy përfaqësues nga Shqipëria, Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe Ledion Kristafi, hulumtues në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS).
Konferenca “Think Balkan” është pjesë e aktivitetetve të projektit “Think Balkan”, instrument i cili ka si qëllim bashkëpunimin e think tanks të Ballkanit Perëndimor me ato të vendeve të Vishegradit, për të ndarë eksperiencën e suksesshme të V4 me vendet aspirante për integrim në BE.