Zhvillohet në Lubjanë takimi i punës i radhës i ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s akredituar në Slloveni

Në datën 13 dhjetor, u zhvillua në Lubjanë takimi i punës i radhës i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës të NATO-s, akredituar në Slloveni. Takimi u bashkëorganizua nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë dhe Paolo Trichilo, ambasador i Italisë. E ftuar nderi ishte Nataša Dolenc, sekretare shteti në Mnistrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë. Takimi u zhvillua pas samititit të NATO-s në Londër në datat 3 dhe 4 dhjetor dhe nën frymën e Deklaratës së Londrës të takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Pjesëmarrësit shkëmbyen vlerësime e mendime për sfidat e sigurisë, përgjegjësitë që lidhen me to, kontributet e vendeve anëtare, si dhe për forcimin e dimensionit politik në forcimin e Aleancës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00