Në datën 1 dhjetor, në Lubjanë, nga ana e Klubit Ndërkombëtar të Grave, SILA, u zhvillua veprimtaria humanitare SILA Bazaar 2019, me pjesëmarrjen e Ambasadave, shoqatave kulturore, humanitare, etj. Të ardhurat e grumbulluara destinohen për grupe shoqerore në nevojë dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ambasada e Shqipërisë u prezantua me stendën »Albania«, ku në vend të dukshëm ishte ekspozuar edhe mënyra e dhurimit e dërgimit të mbështetjes financiare për popullin shqiptar në këto ditë të pas tërmetit të 26 nëntorit. Presidentja e Klubit Ndërkombëtar të SILA-s, Marta Berglez, ka bërë me dije se SILA ka vendosur zbatimin e projektit e ndihmës financiare për Shqipërinë, i cili do të zbatohet në ditët e para të muajit dhjetor.