Cakaj në Stokholm takohet me homologen Linde: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.
Në fokus të bisedimeve të takimit ishte puna e jashtëzakonshme e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
“Suedia vazhdon të jetë një përkrahëse e fuqishme e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia jonë politike e diplomatike është e një rëndësie të pazëvendësueshme.”- theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimin e zhvilluar me homologen suedeze.
Gjithashtu, të dy ministrat u pajtuan për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së dhe rëndësinë e marrjes së ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.
“Mbetemi skajshmërisht të përkushtuar për ta thelluar marrëdhënien me Suedinë.”- shprehu gatishmërinë Cakaj në përfundim të reagimit.
10.07.2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Capllavägen 7, 181 32
LIDINGÖ, Stockholm

Tel / Fax

Tel. +46 8 7310920
Tel. emergjence
+46 73 57 42 350
Orari i pritjes se telefonatave: 10:00 – 14:00
Fax. +46 8 767 6557

E-MAIL

embassy.stockholm@mfa.gov.al (rekomandohet komunikimi me e-mail për çështje konsullore)

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00-17:00
E premte
09:00- 14:00