Zhvillimi i turizmit në Shqipëri, duke ruajtur natyrën, identitetin dhe autenticitetin e vendit, ishte në qendër të panelit “Bumi i Turizmit në Shqipëri – Rritja dhe Qëndrueshmëria”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallen (ASA-HSG).
Ambasadori Ermal Dredha, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, dhe Prof. Dr. Pietro Beritelli sollën këndvështrime nga diplomacia, politikat turistike dhe bota akademike. Diskutimi trajtoi Strategjinë e Turizmit 2030, sfidat e rritjes së shpejtë dhe përvojën zvicerane në menaxhimin e destinacioneve.
Në vijim të panelit, Ambasadori Dredha dhe Drejtoresha Hysaj diskutuan me Prof. Beritellin mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të ekspertizës, me synim mbështetjen konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.
Ambasada falënderon ASA-HSG-në dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në një dialog të hapur mbi të ardhmen e turizmit shqiptar.



