Gjatë vizitës në Principatën e Lihtenshtajnit, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Dredha, zhvilloi një takim kortezie me Zëvendëskryeministren dhe Ministren për Punët e Jashtme, Mjedisin dhe Kulturën, Sh.S. znj. Sabine Monauni.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.
Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale ishin gjithashtu në qendër të bisedës. Palët rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.



