Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha, mori pjesë në mbrëmjen kushtuar 10-vjetorit dhe çeljes së sezonit të ri të emisionit “Fol Shqip Show”, drejtuar nga Altin Marku dhe Marash Pulaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori vlerësoi kontributin e emisionit gjatë një dekade në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pasqyrimin e arritjeve të shqiptarëve në Zvicër dhe forcimin e lidhjeve me shoqërinë zvicerane.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve të Zyrihut, diplomatë, personalitete të fushës së arsimit, sipërmarrës dhe miq të komunitetit shqiptar. Mbrëmja shënoi gjithashtu hapjen e “Melodia Zürich”, një hapësirë e re multikulturore në Volketswil.
Përvjetori nxori në pah rolin e nismave mediatike dhe kulturore të diasporës në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në ndërtimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës.



