Ambasadori i RSH-së në Zvicër, z. Ermal Dredha , mori pjesë në aktivitetin ekonomik dhe të rrjetëzimit në Lucern, të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, nën udhëheqjen e z.Visar Robelli me pjesëmarrjen e sipërmarrësve shqiptarë nga e gjithë bota.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërshqiptare, duke theksuar se kapitali më i madh i kombit tonë nuk janë vetëm investimet, por njerëzit, idetë dhe urat e bashkëpunimit që ndërtojnë së bashku, duke i ftuar për investime në Shqipëri për faktin e potencialit të madh që ka vendi ynë.
Në aktivitet morën pjesë edhe Ambasadorët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë e Kosovës.



