Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallen (ASA-HSG), organizon një panel diskutimi mbi zhvillimin e vrullshëm të turizmit shqiptar, sfidat dhe mundësitë për një të ardhme të qëndrueshme.
Në panel do të marrin pjesë:
- Ermal Dredha – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane;
- Prof. Dr. Pietro Beritelli – Profesor i Turizmit dhe Zëvendësdrejtor i IMP-HSG, Universiteti i St. Gallen;
- Jola Hysaj – Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Diskutimi do të moderohet nga Rinor Abazi, Kryetar i ASA-HSG-së.
Data: 20 tetor 2026
Ora: 18:30–20:00, me hyrje nga ora 18:15
Vendi: Universiteti i St. Gallen, salla 01-013
Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim paraprak. Vendet janë të kufizuara.
Ftohen studentët, profesionistët, përfaqësuesit e biznesit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë diskutim mbi të ardhmen e turizmit shqiptar.
Paneli do të pasohet nga një diskutim i hapur dhe një apero.



