Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Albanien Reisen GmbH, në mbështetje të promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun zviceran.
Marrëveshja vjen në vijim të takimit të zhvilluar në qershor ndërmjet Ambasadorit Ermal Dredha dhe z. Saimir Shala, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për prezantimin e ofertës turistike shqiptare në Zvicër.
Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të pranisë së Shqipërisë në tregun zviceran dhe më gjerë në Evropë, si dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe sipërmarrësve të sektorit të turizmit.
Ambasada do të vijojë të mbështesë nisma që promovojnë natyrën, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe mikpritjen shqiptare, duke nxitur interesin e vizitorëve zviceranë për Shqipërinë.



