Gjatë vizitës në Universitetin e St. Gallen, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Jola Hysaj, u mirëpritën nga studentët shqiptarë, të cilët i shoqëruan në një tur njohës me historinë, mjediset dhe programet e studimit të universitetit.
Mbi 150 studentë shqiptarë ndjekin studimet në programe të ndryshme të këtij universiteti, duke përfaqësuar një potencial të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve akademike dhe profesionale ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.
Vizita shërbeu për të thelluar dialogun me të rinjtë shqiptarë dhe për të vënë në pah rolin që dijet dhe përvoja e tyre mund të luajnë në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.



