Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha, mori pjesë në inaugurimin e zyrës së përfaqësisë së kompanisë shqiptare “Regina Group Construction” në Langenthal, në kantonin e Bernës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori u ndal te zhvillimi i turizmit në Shqipëri dhe potenciali për investime në këtë sektor, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike me Zvicrën dhe të angazhimit të diasporës.
Aktiviteti mblodhi sipërmarrës, profesionistë dhe përfaqësues të diasporës, të cilët u njohën me projekte turistike dhe rezidenciale në bregdetin e Vlorës.
Hapja e kësaj zyre krijon mundësi për kontakte të drejtpërdrejta me investitorët në Zvicër dhe kontribuon në prezantimin e potencialit ekonomik e turistik të Shqipërisë.



