RRBDSHZ i akordon Ambasadorit Gjoni Çertifikatë Mirënjohje

Më datë 31.08.2023, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ambasadori I.Gjoni, priti Kryesinë e Shoqatës së Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ), zoterinjtë Qamil Isufi, Kryetar, Rexhep Berisha Nënkryetar dhe Nazmi Jakurti Këshilltar Juridik.

Me rastin e përfundimit të misionit të Ambasadorit I.Gjoni në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Lihtenshteinit, RRBDSHZ, i akordoi z.Gjoni një Mirënjohje “Për kontributin e çmuar në përkrahjen e vazhdueshme të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSHZ), ngritjen në një nivel më të lartë të shoqërisë shqiptare dhe bizneseve shqiptare në Zvicër”.

Ambasadori Gjoni, duke i falenderuar për këtë vlerësim, shprehu konsideratën e tij për gjithë komunitetin e bizneseve shqiptare anetare të kësaj shoqate. Po ashtu shprehu një vlerësim të veçantë për unifikimin e dy shoqatave të bizneseve shqiptare në Zvicër.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00