Në datë 29 tetor 2016, nën kujdesin e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë në Zvicër, u mbajt në Zyrih simpoziumi shkencor me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare me temë "Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë nëpërmjet veprave të Kadaresë". Ndër kumtuesit ishte dhe kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë në Zvicër z. Shaip Beqiri, Profesor, Ali Aliu, shkrimtari i njohur zviceran me origjine arbëreshe Françesko Miçeli. Simpoziumin e përshëndetën edhe ambasadori i RSH në Zvicër, z. Ilir Gjoni dhe ambasadorja e Kosovës, znj. Nazane Breca.