Zhaklina Dhimojani Blattler përfaqëson imazhin model të shqiptarit të përkushtuar jo vetëm ndaj vendit të origjinës, por dhe simbol i denjë i shqiptarit të mirëintegruar e respektuar në shoqërinë zvicerane.
Pas dhurimit të respiratorëve për spitalin "Shefqet Ndroqi" në shtator të këtij viti, znj.Zhaklina Dhimojani Blättler sëbashku me bashkëshortin e saj, z.Stefan Blättler, Drejtor i policisë së Kantonit të Bernës, sot kanë dhuruar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, 40 shtretër spitalor, gjashtë furgona, disa për policinë e shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera ndihmë.
Çaste nga momenti kur kryhej ngarkesa e donacioneve, ku ishte i pranishëm dhe Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Valon Gashi. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj Familjes Blättler, që gjatë këtyre viteve nuk kanë reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijojnë të kontribuojnë në promovimin e artit e kulturës shqiptare.