Ambasadori Kastriot Robo realizoi një vizitë kortezie në prefekturën e qytetit Antalya, ku u prit nga prefekti z. Ersin Yazıcı.
Ambasadori Robo, pasi falënderoi prefektin për mikpritjen, vlerësoi masat e autoriteteve përgjegjëse gjatë periudhës së pandemisë për "Programin e Certifikuar për Turizëm të Sigurtë" në Turqi, ku Antalya zë një vend kryesor.
Ky takim gjithashtu kishte në fokus rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona.