Articles

Aplikimet e Bursave të Turqisë 2023.

Albanian

 

 

Türkiye Scholarships, marka ndërkombëtare e bursave të arsimit të lartë të Turqise, përforcon vendin e saj në mobilitetin ndërkombëtar të studentëve dita ditës. 165,000 aplikime të marra nga 171 vende në vitin 2022 është një tregues i rëndësishëm për të treguar vendin e Turqisë në mobilitetin ndërkombëtar të studentëve.

 

Përveç pasurisë së arsimit, njohurive dhe përvojës që ofron në nivel ndërkombëtar, Bursat e Turqise u ofron studentëve ndërkombëtarë nga e gjithë bota mundësinë për të studiuar në universitetet më të dalluara të vendit. B

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara organizoi një Pritje Festive me rastin e 110- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara organizoi një Pritje Festive me rastin e 110- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe të 110- vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.

Në pritje moren pjesë personalitete të larta turke, titullare dhe diplomate të Trupit Diplomatik, Atashe Ushtarakë, bashkëkombas dhe miq turq.

Merret vendimi, Shqipëria heq vizat me Kazakistanin.

Albanian

Shqipëria dhe Kazakistani kanë miratuar marrëveshjen për heqjen e ndërsjelltë të vizave, per te gjitha llojet e pasaportave.
 

“Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri dhe e ardhmja e saj”

Albanian

Ambasadori shqiptar Kastriot Robo foli në konferencën me temë “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri dhe e ardhmja e saj” në Institutin e Mendimit Strategjik.

Në Ankara festohet 109-vjetori i Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian

Me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë, me mirëpritjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Ankara, Z. Kastriot Robo dhe bashkëshortes së tij, Znj. Teuta Robo, në një nga ambientet më prestigjioze të kryeqytetit të Turqisë, u mbajt një pritje madhështore me një numër të madh pjesëmarrësish.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizite në Turqi .

Albanian

Me 11 nëntor Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në Turqi ku mori pjesë në aktivitetin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”.
Në kuadër të këtij programi në të gjithë Turqinë u mbollen 254 milionë fidanë, teksa sot Turqia u ndoq nga më shumë se 30 shtete.
Krifca takoi edhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, të cilit i shprehu “mirënjohjen dhe respektin për këtë politikë publike pa kufij, e cila ndikon në të mirën e të gjithë njerëzimit”.

Tekstet shkollore dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Turqi.

Albanian

Në ambientet e Ambasades Shqiptare ne Ankara eshte mikepritur grupi nga "Mësojmë Shqip",  kryesuar nga mesuesja e përkushtuar, Ambasadore e Kombit, znj. Teuta Tabaku. U shkëmbyem mendime për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe ju dhanë një sasi tekstesh të QBD dërguar nga MEPJ-ja.

Ambasadori Kastriot Robo paraqet letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kazakistanit, z. Kasum-Jomart Tokayev.

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo më 6 Tetor 2021, në një atmosferë të perzemërt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kazakistanit, z. Kasum-Jomart Tokayev.
U konfirmua vullneti i përbashkët për t'i dhënë një shtysë të re spektrit të marrëdhënieve dypalëshe për thellimit e raporteve midis dy vendeve tona.
Në fjalimin e tij, Presidenti Tokayev vleresoi dhe pergezoi gjithashtu për Presidencën e suksesshme te Shqiperise ne OSBE 2020.

Vizite e Ambasadorit Kastriot Robo ne qytetin Bursa te Turqise.

Albanian

Ndermjet datave 24-25 shtator Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një vizitë në qytetin Bursa te Turqise, Ku mori pjesë në përurimin e Parkut të Hapur MINIA Balkantürk. Ne kete park ze vend ne miniature edhe Kalaja e Shkodres.

 

Gjatë kesaj vizite Ambasadori Robo u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë së Bursës, Z. Alinur AKTAŞ; Z.Cem KÜRŞAT, Zëvendës Kryetari i Bashkisë se Osmangazi; si dhe mori pjesë duke mbajtur fjalen e tij ne Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve Ballkanike, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë se Bursës.

 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00