Mbi dorëzimin e Kredencialeve dhe takimin në vijim me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Më 10 mars 2020, Ambasadori i RSH-së në Turqi, z. Kastriot Robo, i paraqiti Presidentit Erdoğan Letrat Kredenciale.
 
Audienca u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe pasi Ambasadori Robo i prezantoi Presidentit Erdoğan stafin dhe familjarët, bënë një fotografi në kujtim të pritjes.
 
Në vijim Ambasadori Robo, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti turk. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Zëdhënsi Presidencial turk, z. Ibrahim Kalın, Shefi i Kabinetit, z. Hasan Doğan, si dhe Drejtori i Protokollit të Presidencës turke.
 
Erdoğan pasi përgëzoi dhe uroi përzemërsisht Ambasadorin Robo, shprehu bindjen e plotë se marrëdhëniet e gjithëanëshme të shkelqyera midis dy vendeve tona, do të evoluojnë në periudhën e Ambasadorit Robo, që sipas Presidentit turk gëzon një traditë dhe eksperiencë të madhe shtetërore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00