Projekti për 500 apartamente me ndihmën e qeverisë turke.

Me një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kompleksi Presidencial, Presidenti turk Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve të 522 shtëpive në Shqipëri që ndërtohen nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit dhe Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit të Strehimit të Turqisë (TOKI).
 
Pas përshëndetjeve për Shqipërinë dhe shqiptarët, Erdoğan tha se se Turqia mobilizoi menjëherë mundësitë e saj pas tërmetit që u përjetua më 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 në Shqipëri.
"Shqipëria është partnere dhe mike e afërt e Turqisë në Ballkan. Gëzimin e popullit shqiptar ne e shohim si gëzimin tonë, ndërsa edhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë", shtoi Erdoğan.
Menjëherë pas tërmetit të shtatorit Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dërgoi në Shqipëri katër maune me ndihma, tha Erdoğan i cili u shpreh se "Pas fatkeqësisë së tërmetit në nëntor përveç ndihmave të tjera shtesë që siguruam ne vendosëm ndërtimin e banesave për vëllezërit tanë shqiptarë. Pavarësisht pandemisë së COVID-19, në korrikun e kaluar ne nënshkruam memorandumin e nevojshëm të mirëkuptimit dhe filluam ndërtimet. Ndërsa sot me pjesëmarrjen e ministrit tonë të mjedisit dhe urbanizimit, Murat Kurum po realizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa që shpresojmë se do të jenë një strehë e ngrohtë për vëllezërit tanë shqiptarë".
Duke theksuar se projekti do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të miqësisë midis dy vendeve, Erdogan tha se këto banesa do të jenë një shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. ‘’Sa më shpejt të jetë e mundur, ne do të përfundojmë fazën e parë të shtëpive dhe do t'ua dorëzojmë vëllezërve tanë që humbën shtëpitë e tyre në tërmet’’, tha ai.
 
Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum në fjalën e tij në ceremoninë e hedhjes së themelit tha se shtëpitë e tërmeteve që do të ndërtohen do të forcojnë më tej ligjin shekullor të miqësisë dhe vëllazërimit midis dy vendeve.
Njesite e banimit do të dorëzohen pas 8 muajsh.

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00