Të gjithë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shënuar sukses veçanërisht në fushën e biznesit, sipërmarrjes dhe jo vetëm janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës që mbahet në Tiranë në datat 1 dhe 2 Mars 2019.
Ambasadat e Shqipërisë Ne Turqi, njofton të gjithë të interesuarit që shprehin interes te kontaktojne në e-mailin zyrtar të ambasadës.
Samiti i Dytë i Diasporës përkon me përvjetorin e 575-të të Lidhjes së Lezhës.
“E gjithë vëmendja për Diasporën. Së bashku për të farkëtuar ardhmëri me vëmendjen tek bashkëkombasit tanë”, shprehen organizatorët e Samitit të Dytë të Diasporës.