Takim me Kryetarin e Parlamentit turk, z. Numan Kurtulmuş.

Më datën 16 korrik 2024, Ambasadorja Blerta Kadzadej u prit në një takim në Parlamentin turk, nga Kryetari i Parlamentit, z. Numan Kurtulmuş. Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët, bashkëpunimin ndërparlamentar, ekonomik e tregtar dhe në fushën e politikës së jashtme, si dhe u këmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve të fundit rajonale dhe aktualiteteve në skenën ndërkombëtare.
Po ashtu biseda u fokusua në marëdhëniet e veçanta dhe miqësore, që karakterizojnë dy vendet tona, dhe u shpreh vullneti i dyanshëm për t’i intensifikuar ato në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.
Ambasadorja Kadzadej vlerësoi lart dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë vendit tonë në momente të vështira.
Ndërsa, kryetari i parlamentit turk, ritheksoi gatishmërinë për fuqizimin e raporteve të ndërsjella, si dhe vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij ndaj Republikës së Shipërisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00