Më datën 19 gusht 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi nje takim me Presidentin e Keshillit te Arsimit te Larte (YOK) te Turqise, Prof.Dr. Yekta Sarac.
Fokusi i bisedes ishte fillimi i vitit te ri akademik shkollor, pergatitjet nga ana e YÖK ne kushtet e pandemise COVID-19.
Prof. Saraç informoi Ambasadorin Robo se YOK-u ka ndermarre masat e duhura per vijimin normal te proçesit mesimor si dhe shprehu gadishmerine per te bashkepunuar me autoritetet pergjejgjese shqiptare per arsimin e larte.
U shpreh gjithashtu intersimi per studentet shqiptare te cilet studiojne ne universitetet turke.