Takimi i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërmjet datave 22-25 mars ka vizituar Turqinë. Gjatë kësaj vizite është pritur në një darkë pune nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, takim i cili zgjati gati 3 orë pa praninë e mediave në Rezidencën Presidenciale “Huber”, një godinë osmane në Tarabya të Stambollit.
Në këtë darkë pune, të pranishëm ishin gjithashtu zonjat Emine Erdoğan dhe Linda Rama, si dhe Ministri i Energjisë turke, Berat Albayrak.
Mësohet se fokusi i takimit ka qënë projekti i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës dhe kompanisë së re ajrore kombëtare që do të ndërtohet “Air Albania”, si dhe projektet e reja në turizëm dhe energji, apo mbështetja e Turqisë për programin e ri të Shqipërisë kundër përmbytjeve.
Sipas edhe vijimit të bisedave paraditen e 23 marsit me Shefin Ekzekutiv të Turkish Airlines, Ilker Aycı, u diskutua mbi fazën e fundit të projektit të linjës kombëtare ajrore ‘’Air Albania’’, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij. Ky projekt parashikohet të fillojë brenda muajit qeshor 2018, ndërsa brenda një kohe të shkurtër do fillojë shkëmbimi i vizitave reciproke të stafeve teknike përkatësë midis dy vendeve tona.
Pritet që linja e re e flurturimit, të ketë një impakt të suksesshëm në ekonominë shqiptare, falë kjo çmimeve konkuruese të parashikuara, apo forcës së punës vendase që do të marrë pjesë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00