Ambasadori i RSH në Turqi z. Genti Gazheli, me 25 korrik zhvilloi një vizitë në qytetin e Balıkesirit të Turqise, për të zhvilluar vizita dhe takime me autoritete vendore të këtij qyteti.
Fillimisht Ambasadori zhvilloi nje bashkebisedim te zgjeruar me prefektin e këtij qyteti,z.Ersin Yazıcı, ku në fokus te bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera në çdo fushë midis dy qeverive dhe vendet tona.
Pas falenderimit dhe përgëzimeve të rastit, Ambasador Gazheli, theksoi edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen e shtetit turk ndaj popullit shqiptar, si dhe shprehu mbështjetjen ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë turke, për vetë faktin se vizita e Ambasadorit shqiptar vjen direkt pas festimeve të një vjetorit përkujtimor të ceremonive të përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.
Gjithashtu i shprehu autoritetit vendor të këtij qyteti përgëzimet për referendumin e 16 prillit në Turqi, me shpresën se ky referendum do të jetë shtysë për një Turqi më të fortë ekonomikisht.
Në vijim u takua në Bashkinë e Balıkesirit me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe Kryetarin z. Ahmet Edip Uğur. Takimi u përqëndrua në çështje të bashkëpunimit që mund të zhvillohen nëpërmjet bashkimeve të dy vendeve, në nxitje të projekteve të përbashkëta në shërbim të diplomacisë ekonomike.
Edhe Kryetari i Bashkisë së Balıkesirt, duke vlerësuar këtë vizitë domethënese, shprehu dëshirën e tij për zhvillimin e një vizite në Shqipëri dhe shqyrtimin e projekteve konkrete me bashkitë simotra.
Vizita e Ambasadorit mbyllet me vizitat ne Dhomën e Tregëtisë dhe Bujqësisë së këtij qyteti, i cili është një ndër qytetet port më te zhvilluara agrikulturor në Turqi.
Shtylla kurrizore e këtyre takimeve dhe kësaj vizite, ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik, si dhe prania e investitorëve turq në Shqipëri.