Kryeministri Edi Rama midis datave 6-7 janar 2020 zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar u prit me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial nga Presidenti Erdogan. Gjatë kēsaj vizite u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi për ngritjen në njē stad të ri të partneritetit strategjik e të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Automjeti zyrtar i Kryeministrit Rama u prit nga kalorësit para Kompleksit Presidencial duke u shoqëruar deri në Portën e Protokollit.
Presidenti turk e priti kryeministrin shqiptar në hyrjen kryesore të Kompleksit dhe pas pozicionimit të Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Rama në podiumin ceremonial, u kryen 21 të shtëna me top dhe u ekzekutuan himnet kombëtare të dy vendeve.
Kryeministri Rama përshëndeti togën e nderit, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.
Pas prezantimit të delegacioneve të dy vendeve, Erdogan dhe Rama u fotografuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa vijuan me takimet kokë më kokë e ndërmjet delegacioneve.
Në këto takime u disktuan në të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe dhe po trajtohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit Turqi-Shqipëri.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takime gjithashtu u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Pas takimit kokë me kokë dhe mes delegacioneve, Erdogan e Rama mbajtën një konferencë të përbashkët për media.