Bashkë me urimin për Ditën e mësuesit dhe të arsimit shqip, vizitat tona në shkollat shqipe jashtë qytetit të Ulqinit, na sjellin në vëmendje jo vetëm punën, sakrificat dhe dashurinë profesionale të mësuesisë shqiptare të atyre anëve, por edhe përkushtimin arsimdashës të vogëlushëve në shkolla, ndonjë prej të cilave, për fat të keq, po shkon drejt mbylljes.
Foto-kolazhi ynë ilustrues, nga këto vizita në pragfestë në shkollat e Rashtishës, Kravarit, Sukobinës, Klleznës, Krythës, Millës, Shtodrit, Fraskanjelit dhe Krajës është jo vetëm kartolinë urimi, por edhe synim për të inkurajuar lartësimin e mësuesisë shqiptare në këto treva, sikurse është ftesë për bashkëpunim sistematik nga ana jonë.


















