IRLANDË – 22 & 23 Maj 2026
Si pjese e nje projekti te perbashket me IdentiTek, Zyra Konsullore e Ambasadës së Shqipërisë në Londër do të jetë pranë jush në Dublin për të ofruar shërbime konsullore.
Shërbimet që do të ofrohen:• Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë• Aplikim për prokurë të posaçme• Aplikim për leje kalimi• Vërtetime të ndryshme
Shënime të rëndësishme:
Për shërbimet e mësipërme, ju lutemi të kryeni aplikimin online përmes llogarisë suaj në e-Albania.
Nuk ka shumë rëndësi data që rezervoni në sistem. Edhe nëse rezervoni një datë të mëvonshme (p.sh. në gusht), ju do të shërbeheni gjatë datave 22–23 maj, mjafton që aplikimi juaj të jetë i regjistruar në sistem.
Për një shërbim më efikas, pasi të dorëzoni aplikimin në e-Albania, ju lutemi dërgoni një email në adresën e Zyrës Konsullore (consular.london@mfa.gov.al), duke vendosur në titull “DUBLIN”, dhe në trup të emailit shkruani emrin tuaj të plotë si dhe ditën/orën që preferoni (ne orarin 10:00-16:00). Ne do të përpiqemi t’ju rezervojmë një orar sa më të përshtatshëm.
Ju mirëpresim!


