Për shkak të një defekti serioz në rrjetin e internetit jashtë godinës së Ambasadës, ne aktualisht nuk mund të ofrojmë shumicën e shërbimeve konsullore.
Të gjithë aplikuesit për pasaporta me takime të planifikuara te paktën për ditën e hënë deri te mërkurë mund të vijnë një ditë tjetër, pa pasur nevojë për ri-rezervim.
Teknikët e internetit kanë punuar që nga mbrëmja e së premtes gjatë fundjavës e ditëve në vazhdim, por problemi ende nuk është zgjidhur.
Na vjen keq për këtë pengesë.
Do të ju njoftojme sapo shërbimi të rikthehet.
Faleminderit për mirëkuptimin.


