Njoftim: 7 SHTATOR, Konsullata Mbyllur
Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, më 5 shtator dhe në zbatim të legjislacionit shqiptar për transferimin e ditës së pushimit zyrtar, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër do të jetë e mbyllur ditën e hënë, 7 shtator.
Rikthehemi sërish në shërbimin tuaj ditën e martë, 8 shtator.
Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me respekt figurën dhe trashëgiminë e Shën Nënë Terezës, simbol i humanizmit, paqes dhe solidaritetit.


