1. Leje Kalimi (Travel Document)
Duke filluar nga data 15 dhjetor 2025, dokumenti “Leje Kalimi”, i cili lëshohet në rastet kur një shtetasi i ka humbur ose i ka skaduar pasaporta, nuk do të lëshohet më në të njëjtën ditë. Kjo për shkak se aplikimi do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të ri nga autoritetet kompetente përpara lëshimit.
Rekomandohet që aplikimi të kryhet online, paraprakisht, përpara paraqitjes në Konsullatë, si dhe të ngarkohet fotografia sipas kërkesave përkatëse.
Përjashtime do të bëhen vetëm në raste urgjente mjekësore të vërtetuara, me paraqitjen e dokumentacionit përkatës (p.sh. nga spitali ose mjeku në Shqipëri). Edhe në këto raste, do të nevojitet disa orë përpunim.
Për informacione të detajuara mbi aplikimin për Leje Kalimi, ju lutemi referojuni seksionit 5.2 në linkun KLIKO KETU
2. Ndryshime në Shërbimin Postar
Në lidhje me shërbimin postar, i cili u aktivizua vitin e kaluar në ndihmë të bashkatdhetarëve që jetojnë larg Ambasadës, ju informojmë se, për shkak të numrit të lartë të gabimeve në adresa dhe keqkuptimeve, Ambasada do të pranojë kërkesa për dërgesë postare vetëm nga aplikantët që plotësojnë disa kritere të përcaktuara. Këto kritere përfshijnë provën e adresës së banimit dhe provën e pagesës.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni seksionit 5.5 në këtë faqe KLIKO KETU


