Nëse keni një urgjencë të mirëfilltë, dërgoni një e-mail tek zyra konsullore me fjalën “Urgjencë” në titull të emailit.
Nëse ju nevojitet një shërbim konsullor, konsultohuni fillimisht me seksionet përkatëse më poshtë, sidomos:
- Seksioni 5 – Shërbimet për Shtetasit Shqiptarë
5.1 Aplikimi për pasaportë ose kartë-ID
5.2 Leje Kalimi për udhëtim urgjente
5.3 Regjistrimi i fëmijës së lindur
5.4 Përkthime e noterizime
5.5 Posta
- Seksioni 2 – Për Vlefshmërinë e Pasaportave gjatë hyrjes apo daljes nga Shqipëria.
Zyrat konsullore janë zakonisht të hapura nga e hëna në të premte, 09:00-17:00, përveç ditëve të pushimit në Shqipëri. Shërbimi i pasaportave (për aplikim apo tërheqje) është nga e hëna në të enjte 09:00-15:00, dhe të premten 09:00-13:00.
Nëse pyetja juaj nuk ka lidhje me asnjë nga këto me lart, ju lutemi prisni përgjigje nga ekipi ynë.
————————————————
➤ SEKSIONI 1:
Udhëtimi drejt Shqipërisë – Regjimi i vizave
Shtetasit e huaj, pa pasaportë shqiptare, të cilët kanë vizë të vlefshme, shumëhyrëse për MB, SHBA ose vendet Schengen (që është përdorur më parë) ose leje qëndrimi të vlefshme në këto shtete, mund të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. (Përjashtim nga ky rregull janë shtetasit iraninë, te cilët duhet të aplikojnë për viza në cdo rrethanë. Veçmas, ka disa vende që, ndonëse janë pjesë e Bashkimit Evropian (p.sh. Irlanda), nuk bëjnë pjesë në zonën Shengen. Një vizë pune ose qëndrimi e lëshuar nga këto vende, përveç nëse është shprehimisht e përjashtuar në faqen/lidhjen e mësipërme, nuk e përjashton mbajtësin e pasaportës nga detyrimi për të aplikuar për një vizë turistike për në Shqipëri.)
· Për informacione të përgjithshme mbi përjashtimet dhe kategoritë e vizave:
https://punetejashtme.gov.al/en/regjimi-i-vizave-per-te-huajt/
· Për informacione të detajuara sipas shtetësisë dhe lejeve te qëndrimit që posedoni:
https://punetejashtme.gov.al/en/informacione-mbi-regjimin-e-vizave-te-shtetasve-te-huaj/
· Për aplikim për vizë: https://e-visa.al/
➤ SEKSIONI 2:
Vlefshmëria e Pasaportave
Kujdes gjatë sezonit të udhëtimeve dhe pushimeve!
· Për shtetasit me pasaportë shqiptare:
Nuk ka një afat minimal vlefshmërie që kërkohet me ligj për pasaportën në rast kthimi në Shqipëri. Ajo duhet të jetë e vlefshme në ditën e udhëtimit. (Megjithatë, kompanitë ajrore mund të refuzojnë bordin nëse pasaporta është shumë pranë skadimit ose e dëmtuar. Ju këshillojmë të kontaktoni kompaninë ajrore përpara udhëtimit.)
· Për shtetasit e huaj që NUK kanë nevojë për vizë:
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së largimit nga Shqipëria. Duhet të jetë e lëshuar brenda 10 viteve të fundit.
· Për shtetasit e huaj që KANË nevojë për vizë:
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj më shumë sesa afati i vizës së kërkuar;
Duhet të ketë të paktën 2 faqe bosh;
Duhet të shoqërohet me fotokopje të faqeve me të dhëna të rëndësishme.
➤ SEKSIONI 3
Udhëtimi jashtë Shqipërisë për shtetasit shqiptarë
Për informacion mbi regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë:
https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare-info/
➤ SEKSIONI 4
Investime dhe Turizëm në Shqipëri
· Turizëm: https://akt.gov.al/
· Investime:
o Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve: https://aida.gov.al/en/
o Korporata e Investimeve Shqiptare: https://www.aicorporation.al/en
➤ SEKSIONI 5:
Njoftim nga Zyra Konsullore: për çdo pyetje, mund të na shkruani tek: consular.london@mfa.gov.al
· Çmimet janë si më poshtë (Pagesat pranohen vetëm me kartë bankare):
Pasaportë: 130 pound-sterlina ; Kartë identiteti: 13 pound-sterlina ; Leje kalimi: 30 euro (konvertuar ne pound ne kursin e permuajshem konsullor)
Vetëdeklarim humbjeje dokumenti, çdo vërtetim tjetër: 30 euro
Prokura / deklarata noteriale: 20 euro
Përkthime (për faqe): 10 euro
Pagesat kryhen në sterlina-pound, duke përdorur kursin e këmbimit të përcaktuar nga Konsullata (bazuar në mesataren e muajit të kaluar).
Nëse nuk keni një kartë bankare për të kryer pagesa për shërbimet konsullore, ju mund ta bëni pagesën përmes kësaj faqeje (ju lutemi kontaktoni zyrën konsullore përpara se të bëni këtë pagesë): https://buy.stripe.com/7sI5om2Txa8S3v2aEK
KUJDES: Në Britani, jashtë Ambasadës së Shqipërisë, asnjë person apo agjenci NUK ka asnjë privilegj apo përparësi në proceset konsullore. Për ankesa, na shkruani: embassy.london@mfa.gov.al
5.1 Procedura për Aplikim për Kartë ID dhe Pasaportë
1. Regjistrohuni në e-Albania.al me numrin personal dhe datën e skadimit të kartës.
2. Hyni në e-Albania, dhe kërkoni shërbimin “Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë”.
3. Zgjidhni “HYR” dhe futni të dhënat.
4. Klikoni “Përdor”, më pas “Aplikim i ri”.
5. Plotësoni formularin dhe zgjidhni datën për takim në ambasadë.
6. Ruani numrin e aplikimit që do ju vijë në fund.
Ditën e takimit, paraqituni me dokumentet tuaja (të vlefshme ose të skaduara). Në mungesë të tyre, mund të bëni deklaratë humbjeje në ambasadë.
Koha e përpunimit: Rreth 4 javë (plus/minus disa ditë varësisht nga posta).
Nuk ofrohet shërbim i përshpejtuar në MB. Për udhëtime urgjente, aplikoni për Leje Kalimi.
5.2 Procedura për Aplikim për Leje Kalimi
1. Ose hapni platformen e-Albania (nuk kërkohet hyrje me llogari), ose kerkoni “Leje Kalimi” ne internet dhe klikoni faqen “Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer)”
2. Kërkoni shërbimin “Aplikim për leje kalimi”
3. Klikoni “Përdor” dhe më pas “Aplikim i ri”
4. Plotësoni formularin online
Ngjisni ne formularin elektronik foton e tipit pasaportë (40x50mm, sfond i bardhë, fytyra e qartë) dhe një kopje të dokumentit të identitetit. Foton mund ta beni me telefon dhe, nese hasni veshtiresi ne formularin online, mund ta dërgoni me email: consular.london@mfa.gov.al
5.3 Regjistrimi i Fëmijëve të Lindur në Britani
Procesi nis në Britani dhe përfundon në Shqipëri.Regjistrimi i femijeve te lindur ne Britani, ku njeri ose te dy nga prinderit jane shtetas te Shqiperise, behet ne Shqiperi. Gjithsesi, procedura nis nga Britania dhe, pas plotesimit te dokumentacionit, ose prindi/prinderit vete, ose nje i aferm (te cilit i leshohet prokure e posaçme; per me shume lexo me poshte), mund te beje regjistrimin me Shqiperi.
· Ne Shqiperi, per regjistrim do t’ju kerkohet çertifikata britanike e lindjes se femijes, e stampuar me vule apostile (ne anglisht thuhet “Apostille”), te marre nga Foreign Office
· Per kete nevojitet çertifikata e lindjes britanike e apostiluar nga Foreign Office; për më shumë, shiko këtu: www.gov.uk/get-document-legalised
Nëse nuk mund të udhëtoni në Shqipëri, mund të lëshoni një prokurë të posaçme për një të afërm.
Aplikimi për prokurë bëhet në e-Albania duke zgjedhur opsionin “prokurë e posaçme – shumës”. Të dy prindërit duhet të jenë të pranishëm në ambasadë për të firmosur.
Pas regjistrimit në Shqipëri, fëmija mund të pajiset me pasaportë shqiptare.
Aplikimi bëhet online nga llogaria e prindit.
5.4 Përkthime dhe Noterizime Dokumentesh
· Ambasada e Shqipërisë kryen vetëm përkthimin e dokumenteve të lëshuara në Shqipëri (çertifikata, dëshmi penale etj), të apostiluara më parë.
· Për dokumente të tjera, përkthimi bëhet në Shqipëri nga përkthyes të licencuar dhe më pas vërtetohet në ambasadë.
5.5 Posta
Ndryshime në shërbimin postar për dërgimin e dokumenteve
Në vijim të shërbimit postar të aktivizuar nga viti 2024, në ndihmë të bashkatdhetarëve që jetojnë larg Ambasadës, dhe për shkak të numrit të lartë të gabimeve në adresa dhe keqkuptimeve, ju informojmë se Ambasada do të pranojë kërkesa për dërgesë postare vetëm nga aplikantët që plotësojnë të gjitha kushtet e mëposhtme.
Procedura për kërkesë dërgese postare
Aplikantët duhet të dërgojnë email në adresën e dedikuar të Ambasadës consular.london@mfa.gov.al dhe të plotësojnë të tre hapat e mëposhtëm:
- Dokument që provon adresën e banimit: Bashkëngjitni një dokument që provon adresën tuaj të banimit (p.sh. faturë telefoni, faturë shërbimesh ose statement bankar). Dokumenti mund të jetë edhe në emër të bashkëshortit/es ose një anëtari të familjes.
- Dëshmi pagese: Bashkëngjitni dokumentin që provon kryerjen e pagesës për shërbimin postar (15 stërlina për një pasaportë me/pa kartë-ID, dhe 2 stërlina plus për çdo pjesëtar tjetër të familjes, dokumentat e të cilit do shkojnë në të njëjtin zarf) të realizuar përmes faqes zyrtare: https://buy.stripe.com/7sI5om2Txa8S3v2aEK
- Titulli i Emailit do jete: Posta-Dokument-Britani
- Deklaratë me shkrim në trupin e email-it: Në trupin e email-it duhet të përfshihet deklarata e mëposhtme, e plotësuar saktë në të gjitha rubrikat:
——————————————————————
DEKLARATË Unë, nënshkruesi __________________________ (emër, mbiemër -- dhe shtoni anëtarët e tjerë të familjes, nese ka), banues në adresën: Nr. apartamentit / Shtëpisë _______________________ Rruga ______________________________________ Kodi postar ________________________ Qyteti ________________________ Nr. i telefonit ____________________ Jam i vetëdijshëm se në rast se adresa e dhënë nuk është e saktë, zarfi NUK dërgohet. Kërkoj që pasaporta/at biometrike e shtetasit/ve për të cilën/at kam aplikuar, të më dërgohet/n me shërbim postar në adresën e banimit të specifikuar më sipër. Për këtë arsye, DEKLAROJ se: – Pranoj që kjo formë e dorëzimit të dokumentit bëhet nën përgjegjësinë time personale. – Liroj Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër (33 St. George’s Drive, SW1V 4DG) nga çdo përgjegjësi për vonesa, dëmtime ose humbje të dokumentit, nga momenti që ai i dorëzohet zyrës postare në Londër. – Jam i informuar se kushtet e dorëzimit dhe trajtimit të dërgesës postare përcaktohen nga kompania postare Royal Mail, për shërbimin Special Delivery, dhe se përgjegjësia për marrjen e dërgesës i takon plotësisht marrësit. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër nuk ka asnjë rol apo përgjegjësi në procesin e dorëzimit postar. Në rast se zarfi kthehet në Ambasadë, kostoja e shërbimit humbet, në përputhje me politikat e Royal Mail (Special Delivery). Jam i vetëdijshëm se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër mund të përdorë të dhënat e përfshira në këtë vetë-certifikim vetëm për qëllime institucionale, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.08.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 120/2014, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Sot më datë, ___ / ___ / _____ Deklaruesi Emër, mbiemër, __________________________


