Në 35-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nderojmë një miqësi të fortë mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Gjatë viteve, vendet tona kanë ndërtuar një partneritet të bazuar në besim, vlera të përbashkëta dhe një angazhim të përbashkët për lirinë, sigurinë dhe prosperitetin. Si aleatë në NATO, kemi zhvilluar partneritet të fortë strategjik dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.
Së bashku kemi zgjeruar bashkëpunimin në mbrojtje, kundër terrorizëm, siguri kibernetike, stabilitet rajonal dhe siguri globale, duke qëndruar krah për krah në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë. Bashkëpunimi ynë i ngushtë ndihmon në rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë në një botë të karakterizuar nga kërcënime transnacionale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë. Ndërsa shënojmë këtë moment të rëndësishëm, rikonfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej partneritetin tonë strategjik, për të forcuar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe forcuar miqësinë e kahershme mes dy popujve tanë, në vitet që vijnë.


