Gjithmonë kënaqësi takimi me nje mikeshë të hershme të Shqipërisë- edhe sot në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey.
Mirënjohje ndaj Gjeneral Mays për kontributin e vyer të Gardës së New Jersey-t ndër vite ndaj Shqipërisë, si para ashtu edhe pas anëtarësimit në NATO, si dhe për ndihmën e veçantë në arritjen dhe përmbushjen e kapaciteteve dhe standardeve të NATO-s. Vlerësova gjithashtu angazhimin e saj personal të hershëm, që nga shërbimi në Tiranë (2010–2011) si Oficere e Bashkëpunimit Dypalësh (ODC/USEUCOM), e deri në detyrën e saj aktuale.
Gjeneralja Mays ndau vlerësimet e saj për mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe kujtimet e veçanta nga shërbimi i saj në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve njerëzore që qëndrojnë në themel të këtij partneriteti të suksesshëm.
Festimet për 25-vjetorin do të vijojnë me aktivitete të tjera të nivelit të lartë gjatë muajve maj–qershor, si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.
Të përkushtuar për ta thelluar më tej këtë partneritet strategjik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët në vitet që vijnë.


