Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.


