“Western Balkan Salon Roundtable Series” me temë: “Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian (EU Growth Plan) për Ballkanin Perëndimor”.

Në datën 28 tetor 2024, nën kujdesin e Ambasadorit Ervin Bushati,në Ambasadën e RSH-së në Uashington DC, u zhvillua tryeza “Western Balkan Salon Roundtable Series” me temë: "Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor” (EU Growth Plan). Eventi përkoi dhe u realizua edhe në kuadër edhe të aktiviteteve për Festat Kombëtare.
Në këtë tryezë morën pjesë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorë, përfaqësues të ambasadave të vendeve të BE-së, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, përfaqësues të institucioneve amerikane, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, përfaqësues të Këshillit të Atlantikut (Atlantic Council). 
Ambasadori Ervin Bushati, duke u uruar pjesëmarrësve mirëseardhjen, vuri në dukje se kjo tryezë shërben për shkëmbimin e ideve, forcimin e lidhjeve dhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit të diplomatëve dhe aktorëve të tjerë në diskutime mbi adresimin e mundësive dhe sfidave të rajonit.
Çeljen e negociatave me Komisionin Europian për kapitujt e parë për anëtarësimin në BE, në datën 15 tetor, e cilësoi si një lajm të shumëpritur për vendin dhe rezultat i reformave dhe angazhimeve.
Plani i Rritjes së BE-së prej 6 bilion euro në grante dhe kredi gjatë 2024-2027, krijon potencialin që vendet e Ballkanit Perëndimor  të dyfishojnë ekonomitë e tyre në 10 vitet e fundit.  Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. 
Pjesëmarrësit vlerësuan shumë të rëndësishme mbështetjen e BE-së, të vendeve partnere dhe aktorëve të tjerë për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Numri i emergjencës: +1 347 241 4434

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al