Në datën 23 shtator 2024, Ambasadori Ervin Bushati i paraqiti kopje të letrave kredencialeve si Ambasador jo Rezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Ambasadorit të Meksikës Esteban Moctezuma.
Ambasadori Bushati falenderoi për organizimin e ceremonisë dhe vuri në dukje marrëdhëniet midis dy vendeve tona, rritjen e bashkëpunimit dypalësh, atë të dialogut politik, ekonomik, kulturës, turizmit, si dhe eksplorimin e fushave të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Ambasadori Moctezuma pas përshëndetjeve të rastit, duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona, u interesua mbi fushat që kanë interes për Shqipërinë dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona, si dhe midis dy ambasadave në Uashington DC.
Të dy ambasadorët ndanë mendimin se çështje me interes ku mund të fokusohet bashkëpunimi janë turizmi, shkëmbimet ekonomike, kulturore, si dhe heqja e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve tona.