Më 3 tetor 2024, Ambasadori Bushati mori pjesë në aktivitetin “Awards Gala 2024”, të organizuar në Nju Jork nga organizata shqiptaro-amerikane “NYPD Illyrian Society of Law Enforcement Officers” ku mbajti fjalën e rastit dhe zhvilloi takime me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Ambasadori Bushati vlerësoi kontributin e shqiptaro-amerikanëve në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike e sociale në SHBA-ve
Duke veçuar kontributin e tyre në fushën e sigurisë dhe zbatimin e ligjit, Ambasadori evidentoi rolin e Illyrian Society “me rreth 250 anëtarë aktivë që pasqyrojnë praninë në rritje të shqiptaro-amerikanëve në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD) dhe është e angazhuar për të përfaqësuar trashëgiminë shqiptare brenda forcave të zbatimit të ligjit në Amerikë”.
Duke vlerësuar rolin e grave shqiptare në shërbesën publike dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në SHBA, Ambasadori Bushati u shpreh se “sot, dua të nderoj dy gra shembullore: Edit Shkrelin, gjyqtaren e parë shqiptare të zgjedhur në SHBA, dhe Jacqueline Markun, presidenten e Shoqatës Ilire”.