Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Uashington DC

Në fund të muajit shtator 2016, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë së cilës ai vizitoi dhe Uashington DC e Çikagon. Gjatë qëndrimit në Uashington DC Presidenti kreu homazhe në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre për sakrificën që bënë dikur në mënyrë që liria të vazhdojë të triumfojë. Kreu i Shtetit shqiptar, në krye të delegacionit zyrtar, u prit dhe u shoqërua në Pentagon nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes, Dr. Michael Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
 
Presidenti Nishani ishte i ftuar nderi dhe në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes Të Shteteve Të Bashkuara, ku mbajti një leksion për të pranishmit.
 
Ai e përmbylli vizitën e tij në Uashington DC me një takim me Senatorin Mark Kirk, bashkëthemelues i Grupit për Shqipërinë në Senatin Amerikan.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Numri i emergjencës: +1 347 241 4434

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al