Takim me nen Sekretaren e Komercit te SHBA, Znj. Mira Ricardel

Ne Washington D.C, Ambsadorja Znj. Floreta Faber, zhvilloi nje takim me nen- Sekrtaren e Komercit te SHBA, znj. Mira Ricardel. Ne kete takim u parashtrua interesi i Shqiperise per nxitjen dhe forcimin e bashkepunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe nxitjen e marredhenieve tregetare me SHBA.
Znj. Ricardel eshte njohese e mire e Shqiperise dhe ceshtjes Shqipetare dhe ka  dhene nje kontribut te cmuar sidomos gjat luftes se Kosoves.  Per me teper ka dhene nje kontribut  konkret ne procesin e anetarsimit te Shqiperise ne NATO.
Pasi Ambsadorja beri nje permbledhje te procesit te reformave te thella ne vend, ne kuader te integrimit evropian, u ndal vecanerisht tek reforma ne sistemin e drejtesise, reformat ne sistemin e taksave si dhe ndryshimet ligjore ne kuader te nxitjes se investimeve te huaja ne vend. Gjate bisedes, Ambasadrja pati mundesine te informoj Zj. Ricardel mbi fushatat prioritare per invetimet e huaja si: energjia, turizmi, nafta dhe gazi, sektori i teknologjise se informacionit dhe zhvillimit te softwareve, bujqesia, industria mirare dhe linjat e prodhimit.
Znj. Ricardel shprehu gatishmerine e saj per te ofruar te gjithe mundesite qe cojne ne forcimin e bashkepunimit ekonomik midis vendeve. N e ketetakim mori pjese dhe Presidenti i Keshillit Shqiptaro- Amerikan, z. Haxhi Dauti, te cilit ju dedikua nje falenderim i vecante per mbeshtetjen  vazhdueshme dhe punen e perkushtuar.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Numri i emergjencës: +1 347 241 4434

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00