Bukuri natyrore, kulturë, histori, valle, ushqim, mikëpritje dhe buzëqeshje. Kështu i pritëm të shtunën mijëra vizitorë uashingtonas që vizituan Ambasadën tonë, e cila hapi dyert në kuadër të veprimtarisë vjetore “Around the World Embassy Tour”.
Muzika i ndolli, ushqimi i kenaqi, historia i intrigoi dhe bukuritë natyrore I bindën shumë prej tyre ta rendisin Shqipërinë ndër destinacionet për t’u vizituar.