Në pritjen tradicionale me Trupin Diplomatik të akredituar në Austri, me rastin e Viti të Ri 2019, Presidenti Federal Alexander Van der Bellen, ndër të tjera u shpreh se „Një prioritet kryesor i Presidencës Austriake ishte advokimi për pranimin e kandidatëve nga Evropa Juglindore në Bashkimin Evropian.
Austria ka lidhje të ngushta me këtë rajon –historike, ekonomike, kulturore. Ne jemi të bindur se familja Evropiane nuk do të jetë e plotë derisa shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë të përfshirë plotësisht.
Zgjerimi i BE është një instrument i politikës Evropjane për paqen dhe një motor i rëndësishëm për të nxitur reformat në rajon.
Si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadrin e BE, Austria e shikon vehten e saj si partner aktiv për të gjashtë aplikantët për anëtarësim. Në vitin 2019 ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për të mbajtur të hapur perspektivën e zgjerimit për shtetet e Evropës Juglindore.