Sot, më 30 tetor 2025, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje, në bashkëpunim me Dhomën Bullgaro-Shqiptare të Biznesit (BABC), organizoi eventin e biznesit “Investoni në Shqipëri”.
Eventi bashkoi përfaqësues nga institucione dhe kompani kryesore bullgare të interesuara për të eksploruar Shqipërinë si një destinacion strategjik investimi.
Fjala hapëse u mbajt nga Z. Ivan Anchev, Kryetar i Dhomës së Biznesit Bullgari-Shqiperi, ndjekur nga fjalimi përshëndetës i Ambasadores Inid Milo.
Ambasadorja Milo theksoi intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të investimeve midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke vënë në dukje praninë në rritje të kompanive bullgare në Shqipëri dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Ajo i ftoi sipërmarrësit bullgarë të “shkojnë drejt Shqipërisë si një destinacion i suksesshem i aktiviteteve të tyre rajonale dhe një vend partner i besueshëm brenda kuadrit të integrimit në BE”.
Z. Ivan Anchev, Kryetar i Dhomës së Biznesit Bullgaro-Shqiptar, vlerësoi politikat miqësore ndaj biznesit të Shqipërisë dhe rezultatet e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor mbajtur më 14 tetor në Tiranë, duke theksuar vizionin pro-investim te qeverisë shqiptare.
Eventi përfundoi me një seancë interesante pyetje-përgjigjesh dhe një kokteil per te pranishmit, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dypalësh dhe për të promovuar Shqipërinë si një qendër dinamike dhe në rritje investimesh në Ballkanin Perëndimor.



