“Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 1.1.2020”

Të nderuar bashkëatdhetarë,
 
Në kuadër të dixhitalizimit dhe të përmirësimit të shërbimeve për shtetasit dhe në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, 153/25.11.2019, “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 1.1.2020”, të gjithë aplikimet për shërbime konsullore në Ambasadën e RSH, Sofje, duhet të bëhen vetëm on-line përmes platformës së Shërbimit Konsullor Online (SHKO).
 
Për të aplikuar siguroni paraprakisht:
- Dokument identiteti ku të jetë shënuar numri juaj unik (NID)
- Adresë emaili, me të cilën do të mbahet korrespondenca me ne;
- Krijoni një llogari në portalin e-albania për të pasur mundësi të gjurmoni ecurinë e shqyrtimit të shërbimit të kërkuar;
- Dokumentacionin tuaj ta keni të kopjuar e ruajtur në format dokumenti (pdf, jpg, png, etj.)

 
Për të aplikuar për shërbimet konsullore veproni si më poshtë:
- Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO):
https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
- Ose në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun:
https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).
 
Për shërbimet konsullore që do të aplikoni, dokumentacioni mbështetës i nevojshëm nga zyra të administratës shqiptare do të sigurohet nga ambasada. Por për këtë duhet të autorizoni më parë nëpunësin konsullor.
 
Nuk keni nevojë të paraqiteni në ambasadë pa kryer veprimet e mësipërme. Përmes platformës SHKO do të njoftoheni me e-mail për ecurinë e procedurës dhe kur do të paraqiteni, nëse do të jetë e domosdoshme. Paraqitja fizike në ambasadë është e nevojshme vetëm për veprimet për të cilat ka detyrime ligjore.
 
Për çdo shërbim të kërkuar në SHKO do të gjeni në skedën përkatëse që do t’ju shfaqet dhe informacionin e nevojshëm (dokumentet e nevojshme, afatet e pritjes, tarifat konsullore).
 
Për veprimet financiare adresa bankare e Ambasadës: Unicredit Bulbank BG62UNCR76301475594746
 
Mos hezitoni të na kontaktoni kurdoherë në numrin e telefonit dhe në whatsapp: +359 894311493

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00